Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot në orën 12:00 seancën paraprake për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në dosje. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila pritet të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme. Dosja është dërguar për gjykim më 10 shtator. Sjellim ndërmend se ish-kryebashkiaku Veliaj përballet me pesë akuza të rënda: korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Sipas SPAK, ai dyshohet për 9 raste korrupsioni në marrëdhënie me kompani që kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga...