BE ofron miliona euro për të nxitur energjinë e gjelbër në Afrikë

BE ofron miliona euro për të nxitur energjinë e gjelbër në Afrikë

Bashkimi Evropian do të ofrojë më shumë se 545 milionë euro (rreth 638 milionë dollarë) për të mbështetur zhvillimin e prodhimit të energjisë miqësore me klimën në Afrikë, njoftoi  Komisioni Evropian. Financimi vjen në një kohë kur kontinenti përballet ende me sfida serioze në aksesin ndaj energjisë, pasi afro 600 milionë njerëz jetojnë ende pa energji elektrike. “Afrika ka një potencial të jashtëzakonshëm për energjinë e rinovueshme”, tha Komisioni, duke theksuar se investimet në energjinë diellore, atë me erë, ujore dhe gjeotermale nuk janë vetëm një detyrë morale dhe zhvillimore, por edhe një vendim strategjik që forcon zinxhirët e furnizimit dhe mund të krijojë deri në 38 milionë vende pune  deri në vitin 2030. Paketa e mbështetjes u shpall nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula...