Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rubio: Lirimi i shtetasi amerikan nga talibanët afgan, hap i rëndësishëm përpara
Ministri amerikan i Jashtëm, Marco Rubio, e ka cilësuar si një “hap të rëndësishëm përpara” lirimin e shtetasit amerikan Amir Amiri, i cili mbahej peng në Afganistan nga talebanët që prej dhjetorit të vitit 2024. Rubio përshëndeti lirimin e Amirit dhe theksoi se administrata amerikane është e përkushtuar për të siguruar lirimin e të gjithë qytetarëve të tjerë amerikanë që mbahen ende në mënyrë të padrejtë në Afganistan. “Ndërsa kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara, qytetarë të tjerë amerikanë vijojnë të mbahen peng pa të drejtë. Presidenti (Donald) Trump nuk do të ndalet derisa të rikthehen të gjithë qytetarët tanë të zënë rob,” thuhet në deklaratën e Rubio-s. Lajmi për lirimin e Amirit u konfirmua më herët sot edhe nga vetë talebanët. Një zyrtar...