Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbyllet java e pestë, zbuloni si ndryshon renditja në Superiore
Java e pestë e Superiores u mbyll mbrëmjen e sotme. Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Vorës në “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Flamurtarit në Vlorë. Pas këtyre triumfeve të rëndësishme, Vllaznia dhe Egnatia ngjiten në kuotën e 10 pikëve, një më pak se AF Elbasani i vendit të parë. Bylisi mori tre pikë të rëndësishme duke mposhtur Partizanin 3-1 në Ballsh, ndërsa Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në kryeqytet. Nga ana tjetër, AF Elbasani dhe Teuta nuk shënuan asnjë gol dhe e mbyllën sfidën 0-0. RENDITJA: