‘Fëmijët fillojnë hashashin që në moshën 9 vjeçare’, trondit mjekja: Varësia shkatërron inteligjencën

‘Fëmijët fillojnë hashashin që në moshën 9 vjeçare’, trondit mjekja: Varësia shkatërron inteligjencën

Numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri është rritur, dhe lënda narkotike që përdoret më tepër është marijuana. Mjekja toksikologe Suela Xhufi, thotë se fatkeqësisht është ulur mosha e përdoruesve të kësaj lloj droge. Interesi për cigaren e hashashit nis që në fëmijëri. “Nëse para 5-vitesh, cigarja e parë, tekja e parë e alkoolit ishte 11-vjeç, sot kemi pacientë që kanë filluar që moshën 9 vjeçare. Në momentin që një fëmijë fillon që në moshën 9 vjeçare cigaren e pare, patjetër që do të kemi një problem shumë të madh në zhvillimin neurologjik, sepse marijuana ka aftësi të ul inteligjencës.Kemi një ndryshim të fokusit tek fëmija, jep probleme konjitive, bën shfaqje të sëmundjeve psikiatrike të cilat mund të kenë terren gjenetik, sëmundjet e bipolaritetit, skizofrenia...