Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tërhiqet nga gara kryebashkiaku i New York, Eric Adams
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, është tërhequr zyrtarisht nga gara për një mandat të dytë, në një zhvillim të papritur që vjen mes presionit të shtuar politik për të bashkuar votat kundër kandidatit socialist, Zohran Mamdani. Vendimi i Adams vjen pas javësh spekulimesh dhe dileme mbi të ardhmen e tij politike, ndërsa ai renditej i katërti në sondazhe, pas Mamdanit që kryeson garën ish-guvernatorit Andrew Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa. Në një deklaratë video drejtuar qytetarëve, Adams tha: “Ka qenë një nder të jem kryebashkiaku juaj.” Ai theksoi si arritje të mandatit të tij uljen e kriminalitetit, ndërtimin e mijëra njësive të banimit dhe menaxhimin e krizës së emigrantëve që goditi qytetin. Tërheqja e tij pritet të riformatojë tërësisht dinamikën elektorale në metropolin amerikan, duke i...