Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Mund të kishte qenë më e rëndë…”, sopranoja Eva Golemi flet pas dëmtimit: Mungesë profesionalizmi e tenorit meksikan
Një incident i pazakontë dhe i frikshëm ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, gjatë premierës së operës së famshme “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB). Protagonistja e shfaqjes, sopranoja Eva Golemi, u rrëzua në skenë gjatë skenës finale, për shkak të një gabimi të partnerit të saj, tenorit meksikan Mario Rojas. Si ndodhi incidenti? Në aktin e fundit, kur Violetta (luajtur nga Golemi) ndërron jetë në krahët e Alfredos, rolin e të cilit e mbante Rojas, skena nuk u realizua sipas regjisorit. Tenori ndodhej disa metra larg, duke e lënë sopranon të rrëzohej në skenë pa asnjë mbështetje. Spektatorët mbetën të habitur, ndërsa stafi i TKOB njoftoi menjëherë ambulancën. Golemi u dërgua në spital për ekzaminime, ku fatmirësisht mjekët konfirmuan se nuk...