Netanyahu: Izraeli po punon me SHBA-në për një plan me 21 pika për Gazën

Netanyahu: Izraeli po punon me SHBA-në për një plan me 21 pika për Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi në një intervistë për Fox News se Izraeli po bashkëpunon me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për realizimin e planit me 21 pika, që synon përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. “Po punojmë për këtë çështje. Plani ende nuk është finalizuar, por po bashkëpunojmë me ekipin e presidentit Trump në këtë moment,” tha Netanyahu nga New Yorku, një ditë para takimit të tij të planifikuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë. Netanyahu shprehu shpresën që plani të konkretizohet, duke theksuar objektivat kryesore: “Të lirojmë pengjet tanë, të heqim qeverisjen e Hamasit, ta çarmatosem atë, ta çmilitarizojmë Gazën dhe të krijojmë një të ardhme të re, për popullin e Gazës, për izraelitët dhe për të gjithë rajonin.”