Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Cërrikut, dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Cërrikut, dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te rrethrrotullimin e Cërrikut, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve të para, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në mjetet e përfshira. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaqet kryesore të përplasjes.