Alarm për bombë, evakuohet në ditën e zgjedhjeve ambasada e Moldavisë në Bruksel

Alarm për bombë, evakuohet në ditën e zgjedhjeve ambasada e Moldavisë në Bruksel

Ambasada moldave në Bruksel është evakuuar pas alarmit për bombë, teksa zyrat e misionit diplomatik ishin shndërruar në një qendër votimi për zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele, duke i shërbyer qytetarëve që jetojnë në Belgjikë. Dy zyrtarë policie konfirmuarn për POLITICO se votuesit dhe zyrtarët u nxorën me nxitim nga ambasada moldave që ndodhet në qendër të Brukselit, pasi u morën raportime për një bombë në ndërtesë, të cilat më pas rezultuan të rreme. Sipas dëshmisë së tyre policia nuk kishte gjetur prova për ndonjë kërcënim. Mijëra moldavë që jetojnë në kryeqytetin belg kanë hedhur votat e tyre gjatë gjithë ditës në një qendër votimi jashtë shtetit të ngritur në misionin diplomatik. Votimi ka rifilluar që atëherë në ambasadë pasi autoritetet morën lejen për...