Tanket izraelite përparojnë sulmet në Gaza, organizatat të shqetësuara për fatin e civilëve

Tanket izraelite përparojnë sulmet në Gaza, organizatat të shqetësuara për fatin e civilëve

Tanket izraelite kanë përparuar në zonat e banuara në Gaza. Autoritetet lokale shëndetësore kanë ngritur alarmin pasi njoftojnë se nuk janë në gjendje t’u përgjigjen dhjetëra thirrjeve për ndihmë. Sipas dëshmitarëve dhe punonjësve të shëndetësisë, tanket izraelite kanë thelluar bastisjet e tyre në lagjet Sabra, Tel Al-Hawa, Sheikh Radwan dhe Al Nasser, duke iu afruar qendrës dhe zonave perëndimore të qytetit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë strehuar. Në 24 orët e fundit, forcat ajrore kanë goditur 140 objektiva ushtarake në të gjithë Gazën, duke përfshirë militantë dhe infrastrukturë ushtarake, bëri të ditur ushtria izraelite. Të paktën pesë persona u vranë në një sulm ajror në zonën Al Nasser të Gazës, thanë autoritetet lokale shëndetësore. Mjekët raportuan 16 vdekje të tjera në sulmet ndaj...