Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar”, Corriere për fatin tragjik të biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë
Edoardo Sarchi ITALI- Gazeta italiane Corriere della Sera shkruan se vdekja e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri mbetet ende një enigmë. Hetuesit po shqyrtojnë disa skenarë: një aksident gjatë gjuetisë, një konflikt që ka degjeneruar në dhunë, apo edhe një ekzekutim i paramenduar. Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes në fshatin Salari të Tepelenës, rreth 200 kilometra nga Tirana. Viktima, 44-vjeç, me origjinë nga Varese, drejtonte kompaninë Tegola Edilcentro, e specializuar në prodhimin dhe eksportin e materialeve të ndërtimit. Ai ishte i martuar dhe i njohur për pasionin e tij për gjuetinë. Sarchi po udhëtonte me familjen Braçe, Eqerem dhe djemtë e tij, Gazmend e Daniel me të cilët kishte lidhje biznesi. Pas një darke në shtëpinë e tyre, grupi doli për gjueti me...