Lajthitja e “ONE”/ Si i shpalli si faqe të pasigurta mediat dhe faqet qeveritare në Shqipëri

Lajthitja e “ONE”/ Si i shpalli si faqe të pasigurta mediat dhe faqet qeveritare në Shqipëri

Foto ilustruese TIRANE- Rrjeti i telefonisë “ONE” ka bllokuar aksesin online duke vlerësuar si të pasigurta disa faqe informative me domain “.al”  dhe përfshin edhe faqen zyrtare të Kryeministrisë. Sipas njoftimit, hyrja në këto site mund të rrezikojë sigurinë e përdoruesve, duke lejuar që të vidhen të dhëna si fjalëkalime, mesazhe ose informacion i kartave të kreditit. ONE udhëzonte qytetarët të mos aksesojnë përkohësisht faqet e përmendura derisa të sqarohet situata dhe të merren masat për sigurimin e tyre.  Gjithashtu përdorues të shumtë raportojnë se edhe faqe të huaja mediatike të njohura ndërkombëtarisht janë bllokuar dhe nuk janë aksesuar përmes rrjetit të kësaj kompanie për disa orë. Por më pas situata u zgjidh, edhe pse kompania nuk dha asnjë shpjegim./ZËRI