Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Moldavët zgjedhin Parlamentin, qytetarët vendosin mes integrimit në BE dhe lidhjeve me Rusinë
Moldavia po voton për zgjedhjet kyçe parlamentare, ku do të zgjedhë mes dy rrugëve: vazhdimin e integrimit në Bashkimin Evropian apo kthimin drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe mbyllen në orën 21:00. Rezultatet pritet të publikohen menjëherë pas përfundimit të procesit. Në garë janë partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet kundër Bllokut Elektoral Patriotik, një aleancë proruse dhe e partive nostalgjike ndaj Bashkimit Sovjetik. Socialistët drejtohen nga Igor Dodon, ish-president i Moldavisë, të cilin Sandu e mposhti në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, i cili prej kohësh mban lidhje të ngushta me Moskën. Kremlini e ka akuzuar vazhdimisht Moldavinë për histeri antiruse dhe...