Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
DASH raport për klimën e biznesit, vlerësohet stabiliteti makroekonomik, por nënvizohet korrupsioni, pastrimi i parave dhe informaliteti
Departamenti i Shtetit, ka publikuar raportin për Klimën e Biznesit në Shqipëri, për vitin 2025. Dokumenti vlerëson stabilitetin makroekonomik të vendit, por gjithashtu ngre disa shqetësime që lidhen me ambientin e biznesit. “Situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike”, njofton DASH. Sipas raportit të DASH, Shqipëria mbetet një destinacion me potencial të madh për investime, falë sektorëve premtues si energjia, turizmi, teknologjia dhe bujqësia por gjithashtu nxjerr në pah disa nga shqetësimet më të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë. “Investitorët e huaj përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak...