Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lajmëroi të premten se armëpushimi në Gaza ishte afër, Trump: Kemi një shans të artë në Lindjen e Mesme
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti sot se ekziston “një mundësi reale për diçka të madhe në Lindjen e Mesme”, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Kemi një mundësi reale për diçka të madhe në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë gati për diçka të veçantë, për herë të parë. Do ta bëjmë”, shkroi ai në një postim në Truth Social. Siç dihet, të premten presidenti i SHBA-së tha se ishte afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për të kthyer pengjet në Izrael. Top Channel