Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pse po refuzohet doktori? PD në siklet për të gjetur kandidatin në Tiranë, ende asnjë emër përballë Manastirliut
Edhe pas dy ditësh konsultime, opozita nuk ka arritur të dalë me një kandidat për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Pas takimit me Tedi Blushin, Flamur Noka i besuar i Berishës thotë se opozita po punon për një emër përbashkues, ndërsa përjashtoi bashkëpunimin me të majtën e Arlind Qorit. Ndërkohë, mazhoranca ka nisur fushatën në terren me Manastirliun si kandidate. Ende asnjë kandidat përballë Ogerta Manastirliut. Edhe në ditën e dytë të konsultimeve, opozita dështoi të dilte me një emër për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës. Pas takimit me Tedi Blushin, Flamur Noka,i mandatuari i Sali Berishës, e justifikoi mungesën e një kandidati me nevojën për një emër përbashkues mes aleateve. “Kandidatë ka shumë por ne po përpiqemi të unifikojmë qëndrimet tona dhe parametrat që...