Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë në degët fizikë, kimi dhe matematikë
Në raundin e parë të regjistrimeve, Fizika numëroi vetëm dy maturantë të interesuar. Një shifër alarmante për këtë degë dhe për programe të tjera studimi që prej vitesh përballen me numër të ulët studentësh. Rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mohon interesin e kufizuar për degë ekzakte si kimi, fizikë apo matematikë, megjithatë shpjegon se kjo shifër ka ardhur edhe nga hapja e programeve ndërdisiplinare, një vit më parë. “Në fakt nuk janë gjë tjetër veçse disiplinat standarde të pasuruara me njohuri të teknologjisë së informacionit. Pikërisht këto programe të riorganizuara mbushin këtë vakancë që ishte krijuar nga programet ekzistuese apo tradicionale që tregu apo arsimi universitar ofronte”, thot rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës , Eglantina Kalluci. Rektorja sqaron se këto...