Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota E Diel, 28 Shtator 2025 13:48Pasojat e sulmeve ruse në Kiev. 28 shtator 2025 Ukraina tha se Rusia e ka sulmuar me qindra dronë dhe raketa gjatë natës, duke vrarë të paktën katër persona në Kiev. Në mesin e të vrarëve ishte edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërkaq më shumë se 40 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve në rajonet e Zaporizhjës, Odesës, Sumit, Mikolajivit dhe Çerkasit, thanë autoritetet ukrainase. Përpjekjet diplomatike për ndaljen e luftës, që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, kanë dështuar, me Moskën që është zotuar se do të vazhdojë ofensivën e saj. “Moska dëshiron të vazhdojë luftimet dhe vrasjet dhe meriton që bota t’i bëjë presionin më të ashpër”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmeve që zgjatën për 12...