Merr zjarr një pallat në Astir

Merr zjarr një pallat në Astir

Një zjarr i madh ka përfshire një pallat në zonën e Astirit. Flakët kanë prekur disa banesa, ndërkohë që forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia ka lajmëruar se flakët janë vendosur nën kontroll dhe se po monitorohen banesat e tjera.