Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I akuzuar për trafikim droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, Gjykata e Lartë e Brazilit lëshon urdhër arrest për Ervin Matën
Ministri Alexandre de Moraes, i Gjykatës Federale të Lartë të Brazilit, urdhëroi arrestimin paraprak të Ervin Matës, 38 vjeç, i njohur edhe si një manjat shqiptar, i cili jeton në Brazil. Urdhër-arresti u lëshua më 11 mars, por dekreti u publikua vetëm më 23 shtator. Çështja po përpunohet në mënyrë konfidenciale në Gjykatën Federale të Lartë (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim. Ervini nuk është arrestuar ende. Qeveria shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit. Në vendin e huaj, ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shoqatë kriminale. Sipas qeverisë shqiptare, hetimet kanë mbledhur prova dhe tregojnë se biznesmeni ka koordinuar trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. Mata...