Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro
Policia spanjolle (Mossos d’Esquadra) dhe Policia Lokale e Castelldefels kanë arrestuar 3 shqiptarë të cilët u kapën në flagrancë me 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Sipas mediave spanjolle dhe burimeve zyrtare, më 22 shtator, oficerë të veshur civilë nga të dy forcat policore, në një njësi të përbashkët kundër vjedhjes, grabitjes dhe transaksioneve të vogla të drogës, zbuluan aktivitet të dyshimtë në një parking. Oficerët vunë re një grup burrash që kryenin manovra të pazakonta në parkingun e një supermarketi në qendër të qytetit . Duke dyshuar se po prisnin diçka të paligjshme, ata vendosën të mbanin mbikëqyrjen . Intuita e tyre doli e saktë. Ndërsa iu afruan një furgoni që transportonte objekte nga një makinë tjetër, oficerët vendosën të ndërhynin...