“Biznesmenit italian iu bë atentat”, grupi hetimor ka përjashtuar një ngjarje aksidentale. Sulmi ishte i paramenduar

“Biznesmenit italian iu bë atentat”, grupi hetimor ka përjashtuar një ngjarje aksidentale. Sulmi ishte i paramenduar

Vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi është një atentat dhe jo ngjarje aksidentale. Ky ka qenë përfundimi i grupit hetimor të policisë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, biznesmeni italian i një fabrike tullash në Lakrapë të Tiranës, në momentin e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e Eqrem Braçit dhe dy djemve të tij, në afërsi të Salarisë në Tepelenë, ku kishin dalë për gjah. Këta të fundit janë shoqëruar në ambientet e policisë, ku kanë dhënë për mbi 12 orë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. Burime bëjnë të ditur se, referuar dëshmisë së tyre, ata ishin duke lëvizur në këtë zonë me dy automjete fuoristradë. Ata kanë pohuar se kanë dëgjuar disa të shtëna afër tyre dhe kanë ndaluar mjetet. Tek njëra...