Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e Bloomberg/ Si Rusia ‘ushqen dhe ushqehet’ nga lufta, Moska arriti shifra rekord shpenzimesh dhe në eksport armësh
Edhe nëse luftimet në Ukrainë qetësohen, ekonomia ruse do ta ketë të vështirë të shkëputet nga rruga e saj e luftës. Në vitet e fundit, shpenzimet masive të mbrojtjes kanë militarizuar industrinë dhe kanë thithur qindra mijëra punëtorë, duke shmangur recesionin, por duke krijuar edhe një kurth varësie. Vladimir Putin nuk tregon shenja tërheqjeje. Ai e sheh ruajtjen e një ushtrie të fortë dhe të pajisur mirë si një përparësi strategjike, diçka që Perëndimi e sheh si një kërcënim potencial për NATO-n. Prodhimi shpërthyes i tankeve, raketave dhe dronëve mund të gjejë mundësi në tregje të tilla si Kina, por gjithashtu rëndon një ekonomi që tashmë po lufton me sanksione, një sistem bankar të dobët dhe rritje të kufizuar. Të dhënat e prodhimit dhe shpenzimeve...