Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kosova dhe Kroacia, si trajtohen veteranët e luftës në dy shtete që dolën nga lufta?
“Sot po jetojmë për të mbijetuar”, kështu rrëfen ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bahri Shala. 56-vjeçari nga Peja, i cili është baba i dy fëmijëve, të ardhurat e vetme mujore i ka nga pensioni i veteranit të luftës. Kjo shumë thotë se është e pamjaftueshme, meqë nuk i lejohet të bëjë punë tjetër. Qeveria në fillim të këtij viti, rriti pensionet për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, por jo edhe sa paga minimale në vend. Me këtë rritje, veteranët e luftës marrin pension mujor prej 204 eurosh.Bahri Shala, i cili ishte pjesë e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, flet për jetën e rëndë të pasluftës. “Sot është pothuajse për të mbijetuar [jetesa], sot për nesër, sot hamë, nesër ndodhë që duhet të...