Irani hodhi sot poshtë sanksionet e OKB-së ndaj programit të tij bërthamor

Irani hodhi sot poshtë sanksionet e OKB-së ndaj programit të tij bërthamor

Irani hodhi sot poshtë sanksionet e OKB-së ndaj programit të tij bërthamor, pasi ato u rivendosën nga Gjermania, Franca dhe Britania, duke i cilësuar si të paligjshme dhe “të pavlefshme”. “Masat e marra nga tre vendet evropiane janë të gabuara nga pikëpamja ligjore dhe procedurale, prandaj janë të pavlefshme”, shkroi ministri i Jashtëm Abbas Araghchi në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, të publikuar në platformën X. Ai theksoi se hyrja në fuqi e sanksioneve përbën “një abuzim të qartë” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e quajtur atë moralisht dhe politikisht të pajustifikueshme. Araghchi kërkoi nga Guterres që të mos lejojë tre vendet evropiane dhe SHBA-në të “shfrytëzojnë OKB-në për qëllime politike”. Sanksionet u rikthyen në fuqi gjatë natës,...