Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘DASH rrëzon propagandën e Ramës’, Boçi: Shqipëria, parajsë e krimit dhe korrupsionit nën drejtimin e një karteli kriminal!
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit ka tronditur skenën politike në vend, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar atë si një aktakuzë të plotë ndaj regjimit të Rilindjes. Në një reagim publik, Boçi thekson se DASH nuk flet më me gjuhë diplomatike, por me fakte të pamohueshme: ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit dhe kontrabandës. Sipas tij, bëhet fjalë për një konstatim zyrtar të SHBA-së, që rrëzon çdo justifikim të qeverisë dhe e ekspozon vendin si një “parajsë të krimit të organizuar”, ku pushteti është shndërruar në një kartel politik-ekonomik nën drejtimin e Edi Ramës. Boçi paralajmëron se raporti i DASH, Samiti i Arubës dhe deklaratat e përfaqësueses së...