Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Morën ryshfet milona lekë për heqjen e një gjobe të një biznesi në Korçë, SPAK: Dy inspektorë të ISHTI nën hetim
foto ilustruese KORÇË- SPAK ka njoftuar sot se dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) kanë përfituar në viton 2021 shuma monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë në këmbim të heqjes së gjobës ndaj një subjekti privat në Korçë. Mesohet se subjekti ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse. GJJKO ka kënë në burg inpekstorin me iniciale O.J, ndërsa inspektori tjetër me iniciale L.S është lënë në arrest shtëpie. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe...