Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjenerali gjerman i NATO-s, Maik Keller: Ukraina ka përmirësuar aftësinë për të goditur Rusinë
Ukraina ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë e saj për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, tha sot gjeneralmajori gjerman Maik Keller, duke theksuar përparimet në personel, pajisje dhe trajnim. “Ukrainasit po bëhen më të mirë në arritjen e objektivave ushtarakisht të rëndësishëm në brendësi të Rusisë. Kjo është një çështje aftësie, dhe aftësi do të thotë personel, materiale dhe trajnim”, tha ai. Keller shërben si zëvendëskomandant i Ndihmës dhe Trajnimit të Sigurisë së NATO-s për Ukrainën (NSATU), e cila koordinon mbështetjen e aleancës nga baza e saj në Kazermat Lucius D Clay në Wiesbaden, Gjermani. Ekspertë nga 30 vende, përfshirë partnerët që nuk janë anetarë të NATO-s, Australinë dhe Zelandën e Re, si dhe vetë Ukrainën, punojnë në Wiesbaden për të siguruar që nevojat e Kievit...