Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vaksina antigrip, apeli i të moshuarve për t’u vaksinuar, platformës “e-Albania” mund të zgjedhësh vendin dhe kohën
Me nisjen e fushatës së vaksinimit antigrip prej 22 shtatorit, në të gjitha qendrat shëndetësore në vend janë shpërndarë 280 mijë doza vaksinash, të cilat janë tashmë në dispozicion të qytetarëve. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron për të gjithë qytetarët mundësinë e zgjedhjes së vendit dhe kohës së vaksinimit, përmes platformës “e-Albania”. Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit antigrip, kryeministri Edi Rama ndau sot apelin e disa të moshuarve për t’u vaksinuar. “Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten, për familjen, për jetën. Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët nëpërmjet e-Albania”, u shpreh Rama. Vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit që qarkullojnë në stinën...