Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, po ndodhin shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit.  Mbrëmë, në një intervistë ekskluzive në “Jehona Politike” në Klan Kosova, Rama shtoi se gjykimi në Hagë nuk është proces demokratik qysh nga fillimi.  “Ajo që mund të bëjmë institucionalisht është të nxjerrim në pah shkeljet shumë të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit. Që procesi gjyqësor nuk është demokratike, është shumë, shumë e rëndë”.  “I gjithë procesi nuk është demokratik, qysh nga fillimi. Që nga marrja e një presidenti të zgjedhur nga zyra, pa asnjë akzuë dhe kyçja e tij brenda në burg, tek mbajtja në burg me teorinë e kërcënimit potencial të dëshmitarëve, që nuk ka asnjë provë për...