Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Një 48-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi u kap duke shitur doza kokaine. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.