Morën ryshfet afro 20 mijë dollarë, SPAK lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI

Morën ryshfet afro 20 mijë dollarë, SPAK lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI

Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) janë vendosur në masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ata akuzohen për korrupsion të kryer në bashkëpunim dhe marrje ryshfeti për të mbuluar një aktivitet tregtar pa leje në Korçë. Më 23 shtator 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka miratuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal për dy shtetas: “Arrest në burg” për shtetasin O.J., inspektor në ISHTI, në bazë të nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale; “Arrest në shtëpi” për shtetasin L.S., ish-inspektor në të njëjtin institucion, në bazë të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale. Ekzekutimi i masave u krye më 27 shtator...