“Është përrallë, bashkim vetëm me Evropën”/ Rama flet për bashkimin kombëtar me Kosovën

“Është përrallë, bashkim vetëm me Evropën”/ Rama flet për bashkimin kombëtar me Kosovën

foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në një intervistë për televizionin Klan Kosova, ka folur rreth ngërçit politik në Kosovë. Ai është ndalur te integrimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Kosova nuk ka bërë progres. Sipas tij, Kosova e ka të pamundur të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian pa krijuar simpati, besim dhe pa zgjeruar marrëdhëniet diplomatike me partnerët ndërkombëtarë. “Është e pamundur të përparohet në asnjë drejtim në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare. Kjo nuk bëhet se duam ne, por bëhet nëse kemi miq dhe aleanca të mjaftueshme për të ia dalë. Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres....