Ende mister/ Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, lihen të lirë 4 personat e shoqëruar pas marrjes në pyetje

Ende mister/ Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, lihen të lirë 4 personat e shoqëruar pas marrjes në pyetje

Vijon të jetë ende mister vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”.  Policia ka lënë të lirë Eqerem Braçin, bashkë me dy djemtë e tij Gazmend dhe Daniel Braçi, si edhe një person tjetër Armir Hitoveizi të cilët u morën në pyetje për ngjarjen.  Burime bëjnë me dije se janë pyetur për 12 orë nga OPGJ, prokurori, dhe krimet e rënda të Tiranës 4 personat janë liruar mbrëmjen e sotme, ndërsa priten që të pyeten sërish në ditët në vazhdim.   Italiani 44-vjeçar Edoardo Sarchi, i cili ka ndërruar jetë në Tepelenë në rrethana ende të paqarta, nuk ishte emër i panjohur në vendin e tij. Sarchi në Shqipëri rezulton administrator i një fabrike tullash ndërsa në Itali njihet në botën e politikës nëpërmjet babait të tij, raporton media italiane Varese News.  Babai...