Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aktivizohen bombarduesit nga ana e Polonisë, Kievi zgjohet nën breshërinë e raketave ruse
Kievi u zgjua të dielën nën furinë e sulmeve të rënda ruse me dronë dhe raketa. Monitoruesit e pavarur e quajtën atë një nga sulmet më të mëdha ruse në kryeqytetin e Ukrainës dhe rajonin përreth që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë. Dronët fluturuan mbi qytet dhe reagimi kundërajror u dëgjua gjatë gjithë natës. Sulmi vazhdoi në orën 7:20 të mëngjesit të së dielës Administrata ushtarake e Kievit tha se të paktën gjashtë persona ishin plagosur që nga ora 04:40 e mëngjesit. Disa banorë ikën në stacionet e metrosë thellë nën tokë për siguri. Shumë rajone në të gjithë vendin ishin nën alarm ajror. Raportohet se sulmet ajrore ruse plagosën tre persona në Kiev dhe katër në qytetin e Zaporizhzhisë, njoftuan autoritetet të shtunën në mbrëmje. Këshilltari...