Kthjellime dhe temperatura deri 26°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe temperatura deri 26°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e diel, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe me kushte të favorshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit. Pas reshjeve të lehta gjatë orëve të natës, mëngjesi do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare, veçanërisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, pritet përmirësim i dukshëm i motit, me dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindore mund të shfaqen vranësira të herëpashershme, por pa sjellë reshje. Temperaturat do të jenë tipike për fundin e shtatorit, me minimale që në zonat malore zbresin deri në 12°C – 14°C dhe maksimale që në zonat e ulëta dhe bregdetare arrijnë deri në...