Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulme të reja ruse me dron gjatë natës në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Polonia mbyll hapësirën ajrore
Rusia ka ndërmarrë një sulm ajror masiv ndaj qyteteve ukrainase gjatë orëve të natës, duke lëshuar qindra dronë dhe raketa, ka njoftuar Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga, në një postim në rrjetin social X. “Rusia ka nisur një sulm të ri të përmasave të mëdha në qytete ukrainase ndërsa njerëzit flinin. Edhe një herë, qindra dronë dhe raketa kanë goditur ndërtesa banimi, duke shkaktuar viktima civile”, shkroi Sybiga. Sipas autoriteteve në Kiev, të paktën katër persona kanë humbur jetën, mes tyre besohet të jetë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa të paktën 10 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin ukrainas. Pas sulmeve, Polonia ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore mbi aeroportet Lublin dhe Rzeszów, në lindje të vendit, në kufi me Ukrainën. Lajmi u konfirmua nga...