MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 28 shtator 2025…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 28 shtator 2025…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore të vendit, kryesisht në zonën lindore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në periudha afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites, priten reshje në formë shtrëngatash, me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi 6-10 m/s, shoqëruar me...