Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e Klevis Lleshit/ “E rregullova të katërtin”, Sky ECC nxjerr zbuluar pronarin e “Monopol” dhe ekzekutorin Sabah Nuzi
Aurel Hoxha dhe Klevis Lleshi (viktima) TIRANË- Nga komunikimet në aplikacionin Sky ECC kanë dalë detaje të reja për vrasjen e Klevis Lleshit. Sipas SPAK, ekzekutori i vrasjes, Sabah Nuzi, e kreu krimin kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh, për llogari të Aurel Hoxhës, i cili dyshohet se ka kryer një akt hakmarrjeje, pasi vëllai i tij, Agim Hoxha, u ekzekutua dhe më pas u dogj në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit. Në bisedat e zhvilluara në Sky ECC, Aurel Hoxha shprehet në një moment: “E rregullova të katërtin”, që sipas hetuesve i referohet viktimës së katërt nga familja Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit dhe Hajredin Lleshi, ndërsa Artan Lleshi rezulton i zhdukur. Sabah Nuzi ndodhet aktualisht nën...