Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Është momenti për paqe, por rruga është e brishtë

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Është momenti për paqe, por rruga është e brishtë

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se komuniteti ndërkombëtar ndodhet në një moment vendimtar për të ndalur luftën në Gaza, pas dy vitesh konflikti të përgjakshëm. Sipas saj, në OKB është ndjerë një “energji dhe vendosmëri e jashtëzakonshme” për paqe. Cooper konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po mbështesin një plan 21-pikësh që përjashton Hamasin nga qeverisja në Gaza, ndalon zhvendosjen masive të popullsisë dhe kundërshton aneksimin e mëtejshëm të Bregut Perëndimor. Një pjesë e planit parashikon krijimin e një administrate kalimtare, ku mund të përfshihet edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair – diçka që ka ngjallur debat brenda diplomacisë britanike. Megjithëse refuzoi të komentojë nëse Izraeli po kryen gjenocid, Cooper bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe rikthimin e ndihmave humanitare. “Ka...