EMRI – Tërhoqi një pako në një postë në Vorë një pako me 7 kile “mall”, arrestohet shkodrani 22- vjeçar

EMRI – Tërhoqi një pako në një postë në Vorë një pako me 7 kile “mall”, arrestohet shkodrani 22- vjeçar

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.  Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi Orgest Kurtaj, 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për...