Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndalet Juventusi, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë
Juventusi dhe Atalanta luajtën ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serinë A. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bergamaskëve falë golit të Sulemana të realizuar në minutën e 45’+1′. Bardhezinjtë rikthyen baraspeshën në 78′ me Kabal falë një gabimi të mbrojtjes së Atalantës. Në të 80-ën, miqtë ngelën me 10 lojtarë për shkak se kapiteni De Run mori karton të kuq dhe u mbrojtën për më shumë se 15 minuta lojë. Edon Zhegrova u aktivizua në fushë në minutën e 64-të duke i marrë vendin Opendës. Pas këtij barazimi, Juvja pozicionohet në vendin e 2-të me 11 pikë ndërsa skuadra e Gjimshitit në vendin e katërt me 9 pikë.