Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Lazër Stani: Fantazma e paraardhësit
Nga: Lazër Stani Nëse ka një shkrimtar erudit, një shkrimtar që ka lexuar më shumë libra se të tjerët, ky është Jorge Luis Borges. Letërsia e krijuar prej tij, në poezi dhe në prozë, duket sikur vjen prej librave, vjen nga letërsia. Ky arsyetim i cekët të çon te një analogji që lidhet me veprën madhështore të Ajnshtajnit (Albert Einstein), i cili në një moshë fare të re krijoi teorinë e tij të relativitetit. Teoria e relativitetit, që më vonë pushtoi botën dhe e klasifikoi Ainshtajnin si mendjen më gjeniale të shekullit të njëzetë, erdhi si rezultat i riinterpretimit të informacionit të grumbulluar nga shkencëtarët paraardhës nëpërmjet vrojtimit, eksperimentimit dhe teorive të krijuara gjatë shekujve. Shkenca e Ajnshtajnit, mund të thuhet me plot gojën se...