Rusia kritikon ashpër Izraelin: Vrasjet brutale në Gazë dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të papranueshme

Rusia kritikon ashpër Izraelin: Vrasjet brutale në Gazë dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të papranueshme

Në një fjalim të gjatë të mbajtur të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kritikoi ashpër qëndrimet dhe veprimet e vendeve perëndimore, duke theksuar se kërcënimet ndaj Rusisë po bëhen “gjithnjë e më të zakonshme”. Lavrov nuk kurseu as Izraelin, duke dënuar sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi, por duke vënë në dukje se nuk ka “asnjë justifikim” për “vrasjet brutale” e palestinezëve në Gaza apo planet për aneksimin e Bregut Perëndimor. Ai akuzoi Izraelin për agresion ndaj vendeve të tjera në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se kjo kërcënon “ta hedhë në erë” stabilitetin rajonal. Sipas ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë shkaktuar të paktën 65,926 viktima në Gaza, ndërsa sulmet e...