DASH publikon raportin për klimën e biznesit: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por informaliteti ka dëmtuar konkurrueshmërinë

DASH publikon raportin për klimën e biznesit: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por informaliteti ka dëmtuar konkurrueshmërinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin zyrtar për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2025, ku vlerësohet stabiliteti makroekonomik i vendit, por ngrihen një disa shqetësime që lidhen me ambientin e biznesit. “Situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike”, thuhet në raport. Megjithatë, raporti nxjerr në pah si problem informalitetin e lartë në sektorin e biznesit, i cili po dëmton ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të larta të investimeve të huaja direkte, thuhet më tej në raportin e DASH. Sipas raportit, “Shqipëria ka potencial...