U arrestua si ‘koka’ e grupit kriminal/ Zbulohet miqësia e Fatjon Prendit me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

U arrestua si ‘koka’ e grupit kriminal/ Zbulohet miqësia e Fatjon Prendit me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

Fatjon Prendi, i arrestuar së fundmi në Greqi si kreu i një grupi kriminal që u kap me mbi 1 ton drogë dhe arsenal armësh, rezulton të ketë qenë mik i ngushtë me Alfons Ndocin, 35-vjeçarin shqiptar të vrarë në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo në qershor 2024. Burime nga hetimet greke kanë zbuluar se Prendi dhe Ndoci kanë pasur një lidhje të afërt miqësore, ndërkohë që të dy konsiderohen emra të njohur për autoritetet greke, për përfshirje në aktivitet kriminal të strukturuar dhe të rrezikshëm, raporton pwr Top Channel, gazetari Artur Bibe. Alfons Ndoci kishte një profil të lartë kriminal. Në vitin 2014, gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina, ai vrau me gjakftohtësi pronarin e dyqanit, vetëm sepse guxoi të...