Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidentohet automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, detajet e para
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku u përfshi automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Sipas Policisë së Kosovës, nuk ka persona të lënduar nga aksidenti. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se në ngjarje ishin të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore.Ai shtoi se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendngjarje për trajtimin e rastit.