I vëllai humbi jetën tragjikisht në aksident, Luiz Ejlli ngushëllon Gjestin gjatë ceremonisë së varrimit

I vëllai humbi jetën tragjikisht në aksident, Luiz Ejlli ngushëllon Gjestin gjatë ceremonisë së varrimit

Në fshatin Pavlan të Pejës u zhvillua ceremonia mortore ku iu dha lamtumira e fundit 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti. Në këtë ditë të dhimbshme, pranë familjes Kelmendi dhe të afërmve, ishin të pranishëm qindra qytetarë, miq, si dhe figura të njohura publike dhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania. Ndër ta, spikati këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të BBVA, Luiz Ejlli, i cili me shumë respekt dhe ndjeshmëri u ndodhej pranë babait të Gjestit, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të vështira. Fotografitë e publikuara nga ceremonia tregojnë emocionin dhe solidaritetin e komunitetit, ku prezenca e Luizit dhe figurave të tjera të njohura ishte një mbështetje e çmuar për familjen e pikëlluar....