Në pranga si organizator i trafikut të drogës, publikohet fotoja e shqiptarit që drejtonte grupin kriminal në Greqi

Në pranga si organizator i trafikut të drogës, publikohet fotoja e shqiptarit që drejtonte grupin kriminal në Greqi

Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi tepër te madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke çuar në arrestimin e 6 burrave dhe grave shqiptare. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka siguruar fotot e një prej të arrestuarve, Fatjon Prendi. Ai njihet si kreu i grupi kriminal, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëvë she transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj. Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të...